Parkimi në Veternik u bë shkak i një konflikti.
Krejt kjo erdhi pasi një motoçikletë e ndalur ia bllokoi rrugën një automjeti, raporton Klan Kosova.
Kur dy shoferët s’u morën vesh me fjalë, u nxor edhe një armë e ftohtë.
E pikërisht ngasësi i automjetit mori tretman mjekësor nga plaga që mori nga thika. Por që lëndimi s’ishte i rëndë.
Si lëndim i lehtë trupor këtë rast e inicioi edhe policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=sq2cFtZH3S4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.