Qysh herët të mërkurën një ndërtesë në Fushë Kosovë, ku banonin pesë familje u kaplua nga zjarri.
Një nënë me dy fëmijët u lënduan duke pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa të tjerët shpëtuan më lehtë, teksa disa prej tyre u strehuan edhe në stacionin e trenit dhe atë të policisë.
Evakuimin më të vështirë e patën ata që jetonin në katet e sipërme.
Edhe një tjetri që banon në katin e dytë tymi i depërtoi në banesë.
Siç Klani mëson shkaktari i zjarrit ishte rryma elektrike dhe përdorimi i disa pajisjeve të amvisërisë, për këtë arsye edhe intervenimi ishte i vështirë.
Të lënduarit që u dërguan në QKUK u trajtuan rreth tre orë dhe pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale u liruan në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=xCipqmcBZsU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.