Fundjava e dytë e nëntorit në kryeqytet nisi me shpërlarjen e linjave magjistrale e sekondare të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit.
Për ujin u fol gjithashtu edhe në konferencën e mbajtur po të shtunën, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u njoftua se përgjatë katër ditëve të fundit vlera e manganit në Badoc, ka rënë.
Megjithatë nuk është akoma në gjendje për konsumim, ashtu siç mund të përdoret për të gjitha veprimtaritë e tjera, raporton Klankosova.tv
Sipas IKSHPK-së ky fenomen ndodh kryesisht me ndërrimin e stinëve, ndërsa thonë se me një problem të tillë nuk po përballen ata që furnizohen me ujë nga Batllava e Ujmani.
E vlera e lejuar prej 0.05 mg për litër, tregon se uji mund të pihet dhe se nuk është i dëmshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=3YFOZvPYyqw&t=2s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.