Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundmi ka bërë një thirrje për bartje të maskës në ambiente të mbyllura, si shkak i rritjes së rasteve të reja me COVID-19 në vend në këtë fillim vit, apel ky mjaft i shpeshtë në vitet e para të pandemisë.
Për infektologun Arben Vishaj, kjo thirrje është e arsyeshme si masë preventive në ndaljen e përhapjes së infeksionit që ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.
Kësisoj, lidhur me rekomandimin e IKSHPK-së, qytetarët nuk ndajnë mendime të njëjta.
Disa po pajtohen që të paktën gjatë udhëtimit me autobusë dhe vendeve ku ka shumë njerëz ta përfillin këtë apel, por të tjerët edhe në këtë formë po e kundërshtojnë.
Megjithëkëtë, pas gati nëntë muajsh, në Klinikën Infektive ka të hospitalizuar nga koronavirusi. Aktualisht është një pacient në gjendje jo të rëndë.
Apelin e IKSHPK-së po e mbështetë edhe Ministria e Shëndetësisë, që thotë se do të vazhdohet me masat aktuale, por që varësisht nga situata dhe rekomandimet e ekspertëve do të bëjë rishqyrtimin e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=v6M-v8gZSAQ
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.