Një Ferrari i vitit 1962 është shitur për një rekord prej 51.7 milionë dollarësh në një ankand të Sotheby's në Nju Jork.
Modeli i kuq 330 LM/250 GTO, i cili është i vetmi GTO Tipo 1962 që është përdorur nga Scuderia Ferrari e Formula 1, është bërë Ferrari më i vlefshëm dhe makina e dytë me çmimin më të lartë që shitet në ankand.
Krahas krijimit të historisë së shitjeve, modeli ka një status legjendar në pistën e garave duke fituar vendin e dytë në Nurburgring 1000 km në Gjermani të vitit 1962, dhe u vendos i dyti në klasën GTO në Pebble Beach Concours d'Elegance 2011, shkruan Sky News, transmeton Kankosova.tv.
Hipermakina "Holy Grail" ka qenë më parë në pronësi të një kryetari të Klubit Ferrari të Amerikës. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.