04.08.2016 · përditësuar para 3623 dite1 min lexim
Një burrë nga Kenia ia preu duart gruas së tij pasi që nuk po ngelte shtatzënë për shtatë vjet martesë – edhe pse ai vet ishte impotent.
Jackline Mwende u gjymtua brutalisht nga burri i saj, Stephen Ngila në shtëpinë e tyre dhe ajo tregon se burri i kishte thënë se “kjo është dita jote e fundit”.
Edhe pse mjekët i kishin thënë se arsyeja pse ata nuk kishin fëmijë ishte se ai është impotent, sërish Stephen e sulmoi gruan duke e fajsuar atë, transmeton Klan Kosova.
Mjekët i kishin thënë se ai do të mund të shërohej nëse mjekohet por nuk i kishte dëgjuar këshillat e tyre për tu larguar nga shtëpia për tre muaj e më pas u kthye duke e gjurmuar atë.
Përveç që Jackline mbeti pa duar burri i saj i shkaktoi asaj edhe lëndime në kokë. Ky rast ka shkaktuar zemërim tek opinioni i gjerë në Kenia.
“Ai u zhvendos nga shtëpia për tre muaj dhe u kthye të shtunën e kur unë hapa derën ai më tha se kjo ishte dita e fundit e imja dhe filloi të më godiste me një mjet të fortë”, u shpreh Jackline Mëende.
Ajo po kërkon që burri i saj të dënohet me burgim të përjetshëm pasi sipas saj pavarësisht që ajo e dashuronte ai dëshironte ta vriste.
Ngila u arrestua një ditë pas incidentit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.