Lajmet e fundit

Brian Kandare dhe Precious Kandare nga Britania e Madhe kanë pranuar që e kanë kequshqyer vajzën e tyre tetë muajshe për shkak të besimit fetar.
Vajza e tyre kishte vdekur nga pneumonia si rezultat i ushqyerjes së dobët në janar të vitit 2014, transmeton Klan Kosova.
Brian është dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim kurse gruaja e tij për tetë vjet.
Çifti ishin pjesë e Kishës Apostolike që ka pikëpmaje të rrepta për kujdesin shëndetësor modern.
Ata kishin besuar që vajza e tyre nuk kishte nevojë për medikamente duke besuar që “fuqitë mbinatyrore” do ta shërojnë atë.