Një grua me paralizë cerebrale, një çrregullim neurologjik që ndikon në kontrollin e muskjve dhe aftësitë motorike, ka treguar se paaftësia e saj i kishte shkaktuar probleme në shkollë, duke e bërë atë një objektiv të lehtë për ngacmim.
Ajo tha se kur ngacmimet ishin shtuar, njëri nga djemtë e klasës filloi ta mbronte duke ia lënë fletoret para, dhe pas kësaj, ajo kuptoi një gjë.
Ajo tha: “Kështu nisi marrëdhënia jonë simbolike. Nagacmimet ndaluan dhe unë ia bëja detyrat e shtëpisë çdo ditë.Nuk kemi folur kurrë për këtë. Kështu ishte për gati 3 vjet dhe notat e tij filluan të rriteshin. Isha thjesht mirënjohëse që mund të isha e qetë në shkollë. Ne u diplomuam dhe nuk folëm më, as nuk e pashë më”.
Megjtihatë, ajo ka treguar se një javë më parë i kishte kontaktuar në Instagram duke i treguar personit në fjalë se sa e mirë kishte qenë jeta për të, transmeton Klankosova.tv.
“Ai më ofroi të ma blinte një shtëpi dhe një makinë. Në fillim mendova se ishte mashtrim, por në telefonuam njëri-tjetrin edhe me video”.
Ajo vazhdoi duke thënë se ai ishte bërë një biznesmen i suksesshëm i cili kishte bërë miliona.
“Ai tha se më ka kujtuar gjihtmonë, sepse e ndihmova të arrinte aty ku është tani. Ai tha se donte të më shpërblente, sepse e dinte se si mund të ishte jeta e një njeriu me aftësi të kufizuara”.
qenë jeta për të: “Ai më ofroi të blinte një shtëpi dhe një makinë. Në fillim mendova se ishte një mashtrim, por ne bëmë telefonata me video, ai më tregoi gjëra dhe kjo është e ligjshme.”
Pasi refuzoi ofertën e tij, ajo më pas tregoi se si u trondit kur mori një telefonatë nga një qendër e shtrenjtë mjekësore ku jeton: “Ata thanë se kisha tre vjet terapi fizike që ishte paguar. Ende mendoja se ishte një shaka, kështu që shkova atje dhe ishte e vërtetë. Unë kam bërë tashmë dy seancat e para dhe trupi im ndihet shumë më mirë”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.