Gjykatësi nga Kanada ka kërkuar falje pasi e kishte pyetur viktimën e përdhunimit se pse nuk i ka mbajtur gjunjët e bashkuar.
Robin Camp, është duke u ballafaquar me rrezikun për humbje të punës për arsye të pyetjes që për shumë persona është cilësuar banale.
Një grua 19vjeçare e pastrehë ishte përdhunuar në banjo gjatë një feste në vitin 2014, transmeton Klan Kosova.
Camp e kishte pyetur atë se pse nuk kishte rezistuar pra pse nuk i kishte mbajtur gjunjtë më të mbyllur në mënyrë që të mos përdhunohej.
Por tani ai ka kërkuar falje për këto fjalë.
“Më vjen shumë keq për fjalët që kam thënë, por i kam përdorur për shaka”.
“E kam kuptuar se kam bërë që shumë persona të ndihem keq”.
Por ai gjatë kërkim faljes ka thënë prapë diçka që nuk i ka pëlqyer publikut.
“Ndonjëherë seksi dhe dhimbja shkojnë së bashku dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që është diçka e keqe”.
Por viktima është shprehur se fjalët e gjykatësit e kishin lënduar atë tej mase.
“Ai më bëri që ta urrej veten dhe më bëri të mendoj që është dashur të bëjë diçka, më bëri të mendoj që jam një e përdalë”.
“E urrej veten pse e kam lejuar që një gjykatës të më flet në atë mënyrë”.
Vajza e gjykatësit, Lauren, kishte shkruar një letër në mbështetje të babait të saj duke thënë se ajo vetë ka qenë viktimë e përdhunimit.
Në letër ajo i ka cilësuar fjalët e babait të saj si të pavenda, por letra e saj nuk u mirëprit nga publiku për shkak se ajo insistonte që ai të vazhdonte punën si gjykatës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.