Lajmet e fundit

Mesfushori i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta, mund të dënohet me përjashtim të përhershëm nga futbolli.
Braziliani është goditur edhe nga dy akuza nga Federata Angleze e Futbollit në rastin e tij ku dyshohet për bastvënie.
Ylli brazilian akuzohet që qëllimisht u ndëshkua me karton në mënyrë që të ndikojë në tregjet e basteve.
Ai për këtë do të ketë një seancë dëgjimore gjatë muajit mars.
Federata supozon që Paqueta është ndëshkuar me qëllim në ndeshjet kundër Leicesterit, Aston Villës, Leedsit dhe Bournemouthit në mënyrë që ai ose miqtë e tij të fitojnë para nga bastet e vëna që një gjë e tillë të ndodhë gjatë këtyre ndeshjeve.