Michael Engfors nga Kolorado është i pastrehë.
Ai ka kaluar shumë netë në qendrën e të pastrehëve në Aspen, transmeton Klan Kosova.
Pas shumë viteve në varfëri e mjerim, ai tashmë nuk ka pse të mendojë për para.
Kjo sepse ai është fituesi i llotarisë në Kolorado.
Drejtori i qendrës së të pastrehëve, Jeremy Kowalis tregoi se Engfords çdo ditë shpenzonte 10 dollarë për të blerë një tiketë llotarie me shpresë se fati i tij do ndryshonte.
Dhe si duket Engfords kishte të drejtë – të premtën rrjedha e jetës së tij ndryshoi ai tashmë është fitues i 500 mijë dollarëve.
“Është një historie e mrekullueshme që mund t’i inspiroj shumë njerëz sepse nga të gjithë njerëzit që mund ta fitonin këtë llotari prej gjysmë milioni dollarë, fitoi një person që është në qendrën e të pastrehëvë”, u shpreh Kowalis.
Kurse i pyetur se si do të shpenzojë parat e fituara Engfors është shprehur se do të mundohet ta takojë vajzën e tij që nuk e ka parë tash e 20 vjet.
Ai gjithashtu dëshiron shumë që t’i blejë një palë ski.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.