Një incident i vogël ka ndodhur mes yllit argjentinas Lautaro Martinez dhe kapitenit të Zvicrës Granit Xhaka.
Në pamjet e siguruar nga drejtori i Sportit në Artmotion Arlind Sadiku, të dy shihen teksa fjaloseshin me njëri-tjetrin.
Martinez ia ngriti nervat Xhakës, çka e bëri këtë të fundit t'i thoshte "Shihemi brenda".
Ndërkohë pas këtij konfrontimi për ta qetësuar situatën ndërhyri edhe Lionel Messi, i cili mundohej ta qetësonte kapitenin zviceran.
Helvetikët nuk arritën të sigurojnë gjysmëfinalen pasi u mposhtën nga Argjentina me rezultat 3:1, pas vazhdimeve.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.