25.08.2016 · përditësuar para 3587 dite1 min lexim
Sigurisht që duhet kohë e gjatë për të arritur një shumë të caktuar për të blerë një veturë, e sidomos kur bëhet fjalë për një të tillë siç është një Mercedes, puna është pak më ndryshe.
Por një zonjë e cila vjen nga Virginia, nuk pati fat, pasi asaj iu deshën vetëm gjashtë sekonda për ta përplasur makinën e saj të sapoblerë e cila ishte e modelit Mercedes, shkruan ARL, njofton Klan Kosova.
Gruaja në fjalë e cila kishte blerë një veturë të tillë ngjyrë të bardhë, pësoi aksident me të paktën katër makina në parkingun e firmës në të cilën po bënte testin për automjetin e saj në fjalë.
●●●
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.