Një grua e ka pësuar rëndë nga ish i fejuari i saj.
Ajo tani ka publikuar fotografi nga dhuna që ka përjetuar nga i dashuri i saj që e ka përdhunuar pa mëshirshëm.
Amber e cila është 48 vjeçare ishte e fejuar me njeriun e quajtur Donald Jeffrey, thotë se ajo ka përjetuar vjet të tëra të dhunshme me rrahje e përdhunime seksuale, e në fund me p0incë ai ia hoqi të gjithë dhëmbët e përparmë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte vetëm njëra nga dy viktimat e tij, që e ndihmuan policinë me akuzën për të, duke e futur në burg për 10 vjet.
“Ai mi kërkoi pincat dhe ia dhashë. Nuk e dija se çfarë kishte ndërmend të bënte e as që guxoja ta pyesja. Mendova se do mi këpuste gishtat apo do mi hiqte thonjtë. Më pas mi nxori dhëmbët dhe më bëri që të buzëqeshja përballë pasqyrës. Më pas ai e mori një çekan dhe filloi të më godasë me të e më pas më futi në një banjë me ujë të ftohtë, dhe më mbajti kokën ndër ujë 4 herë radhazi.
“Në atë pikë, mendova se do të vdes”, ka thënë Amber.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.