Lajmet e fundit

Ndodh edhe kjo, ndonse është një gjë shumë e çuditshme.
E po është çudi, sepse secili që vuan burgun shpreson që të largohet sa më shpejtë.
Mirëpo ky nuk është rasti i David Spurlock nga Arizona, transmeton Klan Kosova.
Ai e adhuron vendin ku është i burgosur.
Të mërkurën ai është liruar nga burgu, por bëri çdo gjë që të rikthehej brenda.
Ai i’u ishte lutur oficerëve që të mos e lirojnë, sepse ai e donte shumë burgun Moricopa.
Kur e liruan ai menjëherë vodhi një kamion, dhe natyrisht që policët e zunë menjëherë dhe e futën brenda.
Sprulock i’u realizua dëshira, dhe tani gjendet në burgun që e do më shumë se lirinë.