Peter Bilello para 50 viteve e takoi Grace, dashurinë e jetës së tij.
Ata u martuan në Itali, dhe më vonë u zhvendosën për në Konektikat për të kaluar jetën së bashku.
Çifti u bën me dy fëmijë, dhe gjithmonë rrinin pranë njëri – tjetrit, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2001, Grace ishte diagnostifikuar me kancer.
Ajo i’u nënshtrua kimioterapisë, dhe arriti që të jetojë edhe disa vjite.
“Unë dhe gruaja ime kalonim gjithë kohën bashkë”.
“Ajo shkonte në kimioterapi, unë ulesha pranë saj”, shprehet Bilello.
Para se të vdiste Grace, Bilello kishte menduar që në një kartëmonedhë një dollarëshe të shkruanin emrat e tyre.
“I thash gruas se unë do e shkruaja Peter B, dhe dua që edhe ti të nënshkruash në një tjetër, për Grace B, dhe i futa këto dy dollar në portofolin tim”, tha Peter.
Ai i mbajti këto dollar për më shumë se një vit, por pesë vite më parë, ai pa qëllim bleu diçka me këtë kartëmonedhë.
“Nuk e di se ku i kam shpenzuar këto dollarë. U ktheva në shtëpi dhe i thash gruas time që kam bërë një gabim të tmerrshëm”.
Grace me siguri që e ka falur burrin e saj, sepse disa vite më pas (në vitin 2014), ata e festuan 50 vjetorin e martesës.
Shumë pak kohë më pas, Grace ndërroi jetë.
Ditë më parë, Bilello, ishte në piknik me mbesën e tij 14 vjeçare, kur bleu diçka atëherë i ra në dorë prapë doallari i nënshkruar nga dashuria e jetës së tij.
“Unë e mbesa ime filluam të qajmë. Ishim shumë të lumtur se ky dollar ra prapë në dorën time”.
“Shkuam në varreza, dhe i fola varrit, i tregova gruas time që dollari i nënshkruar nga ajo është prapë në dorën time”, shprehet njeriu që dashuroi të njëjtën grua për 5 dekada.