Lindur në Gjermani, Joel Miggler ka më shumë vrima se kushdo tjetër në botë dhe ka arritur të hyjë në librin e Rekordeve Guinnes për numrin e vathëve në fytyrën e tij.
Ai ka vrima të shoqëruara me vathë, duke përfshirë hundën dhe buzën, por dy nga më të mëdhat janë në faqet e tij, të hapura deri në 3 milimetra, transmeton Klan Kosova.
Joel ka në plan t’i zmadhojë ato deri në 40 milimetra.
22 vjeçar është krenar për veçantinë e tij, dhe pranon se modifikimi i trupit është bërë pak varësi që kur ai ka filluar në moshën 13 vjeçare me një vathë normal të hapur në veshin e tij.
Joel ka thënë se ka ditë kur përjeton dhimbje e sidomos kur artisti profesionit i krijon atij një vrimë të re, por sa më shpejt që shërohet ai fillon duke menduar për të bërë tjetrën.
https://www.youtube.com/watch?v=swwY3822qAE
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.