04.11.2015 · përditësuar para 3899 dite1 min lexim
Një burrë është larguar nga puna për shkak se ka shtypur butonin “like” në një fotografi në Facebook.
Troy Garrod, punonte për Bertrams Books që prej vitit 2011, por një pëlqim në rrjetin social Facebook, bëri që kjo kompani ta pushojë nga puna, transmeton Klan Kosova.
Garrod është nga Nrowich qytet në Angli dhe muajin e kaluar kishte klikuar butonin “like” në një fotografi ku shihet një bluzë me pesë ujq të varur në një karrige.
Disa ditë pas këtij veprimi ai ka pranuar një mesazh nga shefi i tij, duke i treguar se tashmë ai është i papunë.
“Unë as nuk e dija se çfarë do të thoshte fotografia, por shumica e kolegëve të mi e kishin pëlqyer”.
“Kur mora mesazhin që isha pushuar, nuk mund ta besoja”.
“U ndjeva i lënduar dhe shumë i zemëruar”.
“Të gjithë kolegët e mi mendojnë që kjo gjë është qesharake”.
“Të pushohesh nga puna thjeshtë me një mesazh, është e padrejtë, sidomos pas katër vjetësh pune”.
“Është e padrejtë që një klik në ‘like’ të më shkaktojë aq shumë probleme”.
Kjo fotografi që është shkrepur në një depo të kompanisë, është postuar në Facebook nga një kolege e tij më 11 tetor.
Atij i kishin thënë që pëlqimi i tij në këtë fotografi, është njëjtë sikurse ta ngacmonte pronarën e bluzës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.