Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo, ka nxjerrë në shitje vilen e tij pas 12 vitesh pronësi të saj.
Portugezi këtë e ka bërë si shenjë ndaj tifozëve të Manchester United që ai përfundimisht nuk do të kthehet në një të ardhme në ish klubin e tij, ku edhe fitoi famën.
Fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” për herë të parë ai e nxori në shitje në 2009, por si përfundim e dha me qira për 7500 euro në muaj, por tani sipas asaj që raporton Daily Mail, portugezi do vërtetë ta shesë.
Disa herë ai e ka treguar edhe në Instagram vilën luksoze, ku shfaqet së bashku me Georginen dhe fëmijët. Nuk është hera e parë që sulmuesi i Juventusit kërkon ta shesë këtë vilë.
Prona është blerë në vitin 2006, sa Ronaldo ishte pjesë e Manchester United.
Vlera e kësaj vile kap shifrën e 4.5 milionë eurove.