Një gjyqtare e qytetit Louisville është “fituese” e internetit këtë javë, pasi kjo video e sallës së gjykatës është bërë virale.
Një grua ishte arrestuar për vjedhje në dyqan dhe ka qëndruar në burg për tre ditë me radhë pa pantallona. Kur gjyqtarja e kuptoi se e pandehura me të kaluarën e saj pa asnjë regjistrim kriminal ishte dënuar aq ashpër, shpejt ia zvogëloi dënimin.
Por, kur e kuptoi se ajo ende nuk i kishte veshur pantallonat, madje as në sallën e gjykatës, meqë e burgosura i tha se nuk ia kishin dhënë, gjyqtarja menjëherë reagoi duke kërkuar llogari nga udhëheqësit e burgut dhe rojet, transmeton Klan Kosova.
Në fund edhe i kërkoi falje të pandehurës, duke i thënë se këtë nuk e meritonte askush.
https://www.youtube.com/watch?v=RUKCIHzTR-0&feature=youtu.be
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.