Lajmet e fundit

Arbër Hoxha ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Dinamo Zagrebin duke u inkuadruar në minutën e 73-të ndaj Bayern Munchenit.
Por...Bavarezët u treguan të pamëshirshëm duke fituar 9:2 ndaj gjigantit kroat.
Harry Kane i shënoi katër prej golave, dy Michael Olise, ndërkaq një Rafael Guerreiro.
Ndërkaq, Bruno Petkoviq dhe Takuyra Ogiwara i shënuan dy golat për mysafirët.
Kësisoj, Bayerni përfundon lider në xhiron e parë të edicionit me formatin e ri të garës më të madhe për klube në Evropë.