Në prefekturën e Yamanashit në Japoni, ndodhet hoteli më i vjetër në botë.
Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan ka pritur mysafirë për një mijë e 300 vjet dhe ishte ndërtuar më 705 pas lindjes së Krishtit.
Ndërkaq, që 52 gjenerata është familja e njëjtë që e menaxhon këtë hotel me vlerë historike dhe kulturore.
Më 2011, Libri i Rekordeve Ginis, e pranoi këtë hotel si më të vjetrin në botë, ndërkaq edhe hoteli më i dytë i vjetër ndodhet në këtë shtet, Hoshi Ryokan.
Disa prej arsyeve se pse ky hotel i ka qëndruar kohës janë edhe ujërat shërues që burojnë në lokacionin ku ky hotel ndodhet.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.