Në lagjen Velania ku gropat me pluhur i kishin mërzitur kohë të gjatë banorët, një aksion publik për t’ia tërhequr vëmendjen Komunës e bëri Ambasada Holandeze në Kosovë.
Punonjësit e Ambasadës Holandeze i përveshën mëngët e derdhën zhavorr para objektit ku punojnë, në shenjë revolte për rrugët e prishura. Aksionin e bëri publik ambasadori Robert Bosh.
Bosh, edhe në llogarinë e tij në twitter ka shkruar se zyrtarët e ambasadës po i riparojnë vetë rrugët publike. Kjo për shkak se ato janë në gjendje të keqe për shumë kohë.
Komuna e Prishtinës, aksionin simbolik të ambasadës nuk e sheh si kritikë. Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se janë në pritje të ujësjellësit t’i përfundojnë punimet, që komuna ta kryejë asfaltimin.
Gazetarja Arjeta Dragaj ka kontaktuar me Xhelosh Vatajn, udhëheqësin e ujësjellësit të Prishtinës, i cili ka thënë se rruga do të mund të rregullohej menjëherë por banorët kërkojnë punime shtesë. Vataj tha se ujësjellësi nuk ka mjete që të bëjë lidhjen e oborreve me rrugën siç po kërkojnë banorët.
https://www.youtube.com/watch?v=FhJHNNRy314&feature=youtu.be
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.