Lajmet e fundit

Në kinemanë ABC, në Prishtinë do të vie edhe premiera botërore e radhës.
Kështu në ABC, me 27 gusht do të shfaqet Premiera Botërore e Filmit ‘’HITMAN: Agent 47’’.
Një film i cili ka të bëjë me një vrasës elitar, i cili ishte modifikuar në laborator që të jetë vrasësi më i përsour. Ai nuk ka emër, dhe njihet vetëm me dy shifrat e barkodit që e kishte në tatuazhin në qafë.
Kështu ai është rezultat i një pune të mundimshme për të zbuluar punën e një korporate të madhe, e cila është munduar të krijojë një armatë të tërë vrasësish të modifikuar shumë më të fuqishëm se ai.
Duke punuar së bashku me një grua, e cila ndoshta e mban sekretin e fuqisë së armiqve të tyre, 47-ta fillon të kuptojë zanafillën e tij./kinoabc.info