Kur rebelët libanez e kanë festuar vdekjen e Muammar Gaddafit, pistoleta e tij e artë po mbahej si simbol i fitores së tyre.
Raporteri i BBC, Gabriel Gatehouse, në atë kohë ishte pranë rebelëve libanez për të shikuar ekzekutimin e Gaddafit, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi ai e ka publikuar një video të momenteve të fundit të jetës së Gaddafit.
Katër vjet më vonë, ai është kthyer në Libi që të gjej njeriun që mban pistoletën e mbuluar me ar.
Pikërisht më 20 tetor të vitit 2011 ai me telefonin e tij mobil e kishte fotografuar një njeri që kishte të veshur një këmishë ngjyrë blu që në duar mban pistoletën e artë të diktatorit.
Në fillim ai takoi Awar Suwan, që gjatë revolucionit ishte një ndër figurat kryesore.
Kur Gaddafi ishte vrarë, luftëtarët e kishin sjellë trupin e tij tek ai.
Reporteri i kishte treguar Anwar, që është duke kërkuar për diçka të veçantë – për pistoletën e Gaddafit.
Ai i’a kishte përmend një emër, Omran Shabaan – një prej luftëtarëve që kishte kapur diktatorin. Në filmimet e postuara mund të dëgjohet Shabaan që përpiqet t’i qetësoj kryengritësit dhe të mos e vrasin Gadaffin.
Një njeri tjetër që ishte aty atë ditë është, Ayman Almani, i cili i tregoi reporterit për lutjet që diktatori u kishte bërë atyre.
“Ai e meritonte. Edhe pse islami nuk na mëson ne që t’i keqtrajtojmë dhe të mbajmë mëri ndaj të burgosurëve, mirëpo populli ishte shumë i inatosur”, tha Ayman.
Në vitin 2012, Shabaan e kishin filmuar njerëzit besnik të Gaddafit në mes të qytetit Bani Walid duke e torturuar dhe rrahur atë. Nga plagët që kishte marr ai kishte ndërruar jetë në një spital francez.
Por reporteri ngrit pyetjen se ndoshta njerëzit besnik të Gadaffit nuk e posedojnë armën e artë?
Më pas reporteri i tregon Suwan një pamje të një njeriu që me një bluzë të kaltërt për të cilin ai kishte dyshime që e ka pistoletën.
Njeriu me bluzë të kaltërt u identifikua si Mohammed Elbibi.
Dikush i tha atij që pistoleta duhet të jetë në qytet mirëpo nuk e dihet se kush e ka.
Më në fund, korrespodenti gjeti numrin e telefonit të Mohammed Elbibi dhe pajtohen që të takohen tek shtëpia e tij në qendër të qytetit.
Kur shihen, ai i tregoi një fotografi të tij të 20 tetorit 2011 me pistoletën e artë në duar.
“Po më kujtohet, isha 17 vjeçar”, ia kthen Elbibi.
Elbibi i thotë korrespodentit që e kishte gjetur pistoletën e diktatorit në tokë e më pas e kishte kapur. Mirëpo të gjithë mendonin që ishte ai vrasësi i Gaddafit dhe aksidentalisht u shndërrua heroi i rebelëve.
Por pistoletën e mbuluar me ar ai ende e kishte në shtëpi.
Mirëpo del që kjo armë është një dhuratë – që djemtë e Gaddafit i’a kishin dhuruar për rastin e 32 vjetorit të revolucionit që e kishin sjellë atë në pushtet, ai madje kishte edhe një fotografi për ta dëshmuar këtë që thoshte.
Mohammed kishte insistuar tërë kohën që ai nuk është vrasësi i Gadaffit.
“Të lutem thuaj botës që nuk isha unë vrasësi i Gadaffit”.
Sipas tij, ai vazhdon edhe pas katër vjetësh të pranojë mesazhe kërcënuese nga personat besnik të Gaddafit.
Meqë ende nuk është gjetur pistoleta e artë e diktatorit libanez rrjedhimisht nuk është gjetur ende vrasësi i vërtetë i tij.