Lajmet e fundit

Kur partia e zbulojë që Landmesser është fejuar me një hebreje, e larguan menjëherë prej radhëve të tyre.
Landmesser dhe Eckler vendosën që të paraqesin një kërkesë për t’u martuar në Hamburg, por bashkimi ligjor i tyre është refuzuar nga një ligj i sapo miratuar.
Çifti e mirëpriti vajzën e tyre të parë, Ingrid, në tetor të vitit 1935.
Kështu më 13 qershor të vitit 1936, në mitingun e organizuar nga Partia Naziste, ai i kryqëzojë duart në vend se të e bënte përshëndetjen me të cilën dalloheshin nazistët.
Jeta nën frikë i’u mërzit Landmesser, kështu që ai vendosi që së bashku me familjen e tij të largohet nga Gjermania për në Danimarkë.
Por ai u arrestua në kufi nën akuzat se e ka turpëruar racën e tij.
Pas një viti në burg, Landmesser, u lirua për mungesë të provave dhe ishte urdhëruar që të mos ketë më asnjë kontakt me Eckler.
Por ai nuk i dëgjojë urdhërat dhe dëshirat naziste, dhe e takojë prapë nënën e fëmijën e tij, kështu që ai u arrestua në vitin 1938 me tre vjet në një kamp të përqendrimit.
Që nga ai moment ai i humbi kontaketet me gruan që e dashuronte, dhe nuk e pa më kurrë atë dhe vajzën e tij.
Policia sekrete e shtetit më pas e ka arrestuar Eckler, e cila ishte disa muajsh shtatëzënë me vajzën e dytë të çiftit.
Ajo lindi në burg, dhe menjëherë pas lindjes u dërgua në një kamp të përqendrimit.
Besohet që Eckler ka vdekur në këtë kamp së bashku me 14 mijë të tjerë.