Shumë njerëz e kanë ankth vetëm mendimin që të hidhen nga një lartësi me parashutë.
E aq më tepër të hidhesh nga një lartësi pa parashutë fare, transmeton Klan Kosova.
Por, nuk mund të themi njëjtë për Antti Pendikainen, që se fundmi është hedhur nga një lartësi prej 4000 metra por pa parashutë.
Pendikainen, është hedhur nga balona por pa parashutë e për qëllim kishte që kolegu i tij që e kishte parashutën ta “kapte” atë në ajër.
Për të, kjo është një ëndërr e bërë realitet.
“Gjithmonë kam dëshiruar që të kërcej pa parashutë, dhe tashmë e kam bërë”.
Ai ka treguar se është trajnuar për një vit të tërë dhe se këtë gjë do e bëjë prapë.
“Nuk frikësohem kurrë – herën tjetër do ta bëjë e do të jetë më e çmendur”, u shpreh Pendikainen.
https://www.youtube.com/watch?v=sC0cFpAA9Ak
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.