Një studente 18 vjeçare me emrin Emily Wagoner, kishte blerë një pako me çipsa të markës Pita Pit (një rrjet i famshëm ushqimesh në SHBA. Ajo kishte filluar t’i hante çipsat.
Ishte vetëm pasi e kishte ngrënë gjysmën e pakos, momenti kur ajo e kuptoi se disa pika të zeza në çipsa nuk ishin copëza biberi të zi siç kishte menduar ajo, mirëpo ishin buburreca të vdekur.
“E hëngra gjysmën e pakos para se ta kuptoja”, ka thënë ajo për Metro, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka publikuar fotografinë e çipsave në profilin e saj në Twitter, dhe ka marrë shumë kritika për faktin se nuk e ka vërejtur që aty ka buburreca.
https://twitter.com/katee_weisser/status/776186213292085248
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.