Me duartrokitje nga deputetët e shumicës u përcoll miratimi i një projektligji,
Ai i hapë rrugë, financimit për studimin e përbashkët të fizibilitetit me Shqipërinë për hekurudhën Prishtinë-Durrës, që u përkrahë nga krejt grupet parlamentare.
Megjithatë, ndarja e financimit s’po i duket e drejtë, Arben Gashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili tha se projekti shtrihet më shumë në territorin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
Kolegu i Gashit, Driton Selmanaj, ministrit Aliu, ia përmendi kundërshtimin që i kishte bërë projektit të përfshirë në marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës e Serbisë, për një hekurudhë që qonte në Adriatik.
Traseja që pritet t’i sigurojë Kosovës dalje në portin e Durrësit kalon kah Gjakova e Shkodra.
https://www.youtube.com/watch?v=HQBWqPdelTs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.