15.12.2015 · përditësuar para 3858 dite1 min lexim
Një video e realizuar në Hawai, shfaqë një moment dramatik të një të riu i cili hidhet nga shkëmbinjtë e një ujëvare.
AI hidhet nga shkëmbinjtë e lartë mirëpo e pësoi keq.
Daredevil Shane Brown ishte shumë me fat që shpëtoi pa u paralizuar pasi që kur u hodh në ujë goditi një degë të pemës që fshehur qëndronte në ujë. Ai u hodh nga ujëvara Kapena në Hawai dhe theu 14 eshtra në brirë dhe të dyja eshtrat në krahë.
Menjëherë pas aksidentit ai është dërguar në spitalin Queens në Honolulu, de tani tre muaj pas asaj që pësoi është shëruar tërësisht.
Doktorët i kishin thënë se është shumë me fat që nuk është paralizuar dhe thotë se është shumë falënderues për fatin e tij.
“E tërë jeta dhe ekzistenca ime varet nga aktivitetet e jashtme dhe do të shkatërrohesha nëse s’do të mund të bëja më aktivitete fizike”, ka thënë ai, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.