Kur ju jeni duke luajur në piano, preferohet që të uleni dhe të shtypni butësisht butonat që të formoni tingujt e dëshiruar, transmeton Klan Kosova.
Por si duket njëjtë nuk kanë vepruar disa persona të cilët e kanë hedhur pianon nga ballkoni i katit të 18-të, kështu duke e thyer në copa.
Policia në Novosibirsk, i njohur si kryeqyteti i Siberisë, janë në kërkim për njerëzit të cilët kanë hedhur pianon nga kati i 18-të në një parking poshtë.
Fatmirësisht asnjë person nuk kishte qëlluar në vendin e ngjarjes, përndryshe do të kishte pasoja mjaft serioze.
Një dëshmitar tha se: "Piano pothuajse goditi makinën tonë dhe sheshi lojërave për fëmijë gjendet vetëm pak metra larg".
http://video.metro.co.uk/video/met/2016/04/29/7367212613454876089/960x540_7367212613454876089.mp4
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.