Dhjetëra autobusë me kosovarë që po udhëtonin drejt Evropës për në vendlindje e anasjelltas, u bllokuan në kufirin serbo-kroat e hungarezo-serb më shumë se 12 orë, nga mesnata e së martës.
Sebep për këtë maltretim jozyrtarisht u tha se ishte votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ani se kompanive turistike nuk iu tha gjë, raporton Klan Kosova.
Situata e tillë, u tha se ndikoi keq tek mbi 300 udhëtarë. Sipas tyre, kjo praktikë nuk ishte parë më herët.
Dyshimet e tyre u rritën edhe më shumë pas pyetjeve që iu bënë. E qëndrimi i gjatë në një vend, ua sosi edhe rezervat ushqimore.
Ngjarja aktivizoi diplomacinë kosovare që i njoftoi shtetet e Quint-it e Bashkimin Evropian për veprime siç i quajtën arbitrare, teksa apeluan për shmangie të kalimit nëpër Serbi.
E tek pas orës 15 të mërkurën, udhëtarët në pikën kufitare Batrovci u lejuan të lëvizin drejt Kroacisë. /Klankosova.tv
https://youtu.be/6B6nLuIrwNo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.