Drunjtë iu dogjën më herët sesa e planifikuan. Bashkë me to edhe makina që fshehtazi ishte planifikuar t’i bartte ato.
Mbrëmjën e së shtunës roja e pyllit i zonës së Lubotenit në Parkun Kombëtar “Sharri” hasi në personat që ilegalisht po prenin drunjët.
Ai kishte njoftuar policinë të cilët i erdhën në ndihmë. Mirëpo, hajnat e malit nuk respektuan urdhrat e policisë.
Kjo hajni nuk është sporadike. Vjedhjen e pyllit sipas zyrtarëve e bëjnë tri grupe kriminale
Në këtë territor prej 54 mijë hektar i cili përfshinë pesë komuna janë vetëm 9 rojtar, gjë që e bënë të vështirë vëzhgimin e ruajtjen e natyrës.
Bajram Kafexholli, Drejtor i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” thotë se vetëm në dy vitet e fundit I kanë dërguar në prokurori mbi 150 kallëzime penale. E dëmi i shkaktuar nuk përputhet me dënimin që ata marrin.
E për rastin e së shtunës vlerësimi i dëmit pritet të bëhët të hënën, ndërkaq nuk ka të arrestuar akoma. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=HWu_-uUl88Y
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.