Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit
Megjithatë, trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola, e ka mbrojtur Haalandin nga kritikat.
“Arsyeja që nuk krijuam raste të mjaftueshme kundër Arsenalit nuk është për shkak të Erlingut”, u shpreh Guardiola.
"Ne kemi nevojë për më shumë prani në të tretën e fundit, me më shumë njerëz. Kemi luajtur një lojë të jashtëzakonshme... por na kanë munguar më shumë lojtarë në të tretën e fundit. Por Erling është i jashtëzakonshëm", u shpreh Guardiola.
Përndryshe, epilogu i kësaj ndeshjeje që u zhvillua të dielën mbrëma përfundoi pa gola. /Klankosova.tv.