Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, ka eskaluar në dhunë.
Komentatori i sportit në ArtMotion, Arbon Flugaj, ka bërë të ditur se dy minuta para fundit të takimit të zhvilluar në Deçan, tenisionet e shumta shpërthyen në dhunë, njofton Klankosova.tv.
Merret vesh se pos futbollistëve, edhe tifozët janë përfshirë në këtë rrahje masive.
Sipas Flugajt, gjithçka nisi kur sulmuesi afrikan i Prizrenit, Wilson, goditi me grusht portierin rezervë të vendasve, duke acaruar edhe tifozët që më pas u futën në fushë për të "qëruar" hesapet.
https://www.youtube.com/shorts/viznGkJ0ndw
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.