Pertti Kurikan Nimipaivat është një grup punk në Finlandë.
Ajo se çfarë këta i bënë të veçantë është se disa anëtarë janë me me Sindromën Down kurse të tjerët me autizëm, transmeton Klan Kosova.
Ata dëshirojnë që përmes vetes të rrisin ndërgjegjësimin e njërëzve rreth këtyre dy dukurive.
Ky grup ishte themeluar në vitin 2004 ku për qëllim kishte tu ndihmonte të rriturit me vështirësi në të mësuar por më vonë u bënë një sensacion kombëtarë.
Ata madje e kanë përfaqësuar Finlandën në Eurovisionin e vitit 2015.
Për ta madje është realizuar edhe një dokumentar në vitin 2012 me titullin “Sindroma e Punkut”.
Më poshtë mund ta dëgjoni një prej këngëve të këtij grupi.
https://www.youtube.com/watch?v=zEiM6l5meQI
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.