27.06.2015 · përditësuar para 4031 dite1 min lexim
Baboo nuk është vetëm një arush i thjeshtë.
Ai ha dhe fle me pronarën e tij, që e mbartë anë e mbanë botës me vete si një fëmijë.
Ai madje ka udhëtuar edhe në Hong Kong, Tajlandë dhe në të gjithë Evropën.
Por, kur Neha Shah ka humbur atë diku në qendrën e qytetit të Manchesterit, ajo u shkatërrua totalisht.
Zonja Shah, 35 vjeçare dhe bashkëshorti i saj Ashish Gaur, ishin jashtë për një darkë, dhe ajo mendon se kur deshi ta puthte bashkëshortin e saj, Baboo ra nga çanta e saj.
''Ai shkon kudo me mua, unë e mbajë atë në krahë si një fëmijë,'' tha ajo për Manchester Evening News, transmeton Klan Kosova.
''Baboo fle me mua dhe me bashkëshortin tim.''
''Unë jam e traumatizuar, nuk kam ndaluar së qari që nga dita e djeshme.''
Ariu lodër ishte një dhuratë për zonjën Shah, nga një mik i vjetër katër vite më parë.
Ajo datë ishte miratuar si ditëlindja e Baboo-së.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.