Përzgjedhja e emrit për foshnjën është një prej gjërave më emocionuese që mund ta ketë një nënë.
Por çka nëse ju dhe partneri juaj e keni vendosur atë dhe vjen e ua vjedh ish-e dashura e burrit tuaj?
Kjo është gjëja me të cilën është duke u përballë një nënë shtatzënë, për çka ka kërkuar këshilla nëpër rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
“Burri im dhe ish-bashkëshortja e tij kanë një djalë që ajo e ka pagëzuar me emrin që unë kam dashur të ia vë foshnjës tonë”.
“Është emri më të cilin ne tashmë e thërrasim, por që një motër e ardhme tash nuk mund t’i ketë dy vëllezër me të njëjtin emër. E ultë”, ka thënë ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.