Lajmet e fundit
Një nënë e re ka vendosur ta ndërpresë shtatzëninë, pasi ka zbuluar se në barkun e saj ishte duke e mbajtur një fetus me pamje të sirenës.

Pavarësisht se e mbajti fetusin për gjysmë viti, Wu vendosi ta ndërpresë shtatzëninë e saj, meqë specialistët vlerësuan që fëmija do të jetë në gjendje të mbijetojë vetëm për pak orë pas lindjes.
Shkaqet e Sindromës së Sirenës janë ende një mister mjekësor, dhe thuhet se ndodhë një në 100.000 shtatzëni.
Shiloh Pepin, amerikania e njohur si “vajza sirenë”, u përballë me një nga rastet më mirë të dokumentuara botërore të sirenomalisë.
Pavarësisht se i ishte nënshtruar 150 operacioneve gjatë jetës së saj relativisht të shkurtër, ajo megjithatë ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 10 vjeçare.
