Një grua në moshë është ngrirë për vdekje pasi shkoi ta ndihmojë burrin e saj që kishte rënë nga karrigia me rrota.
Raportet tregojnë se Maria Riffe, që vet përdorte paterica ishte përpjekur që të ndihmonte burrin e saj, Roy Riffe, që të largohet nga dyshemeja, transmeton Klan Kosova.
Çifti qëndruan vetëm 18 metra larg njëri-tjetri gjatë tërë natën, mirëpo nuk kishin mundësi të ecnin. Burri shpëtoi pasi që kishte të veshur një xhaketë dhe një palë pantolla, kurse gruaja e tij vdiq për shkak se kishte të veshur një fustan.
Roy Riffe, përdor një karrige motorike me rrota mirëpo u rrëzua nga shkallët në shtëpinë e tyre në oborr. Kurse gruaja e tij u përpoq që ta ndihmonte mirëpo edhe ajo u rrëzua dhe i ftohti për të ishte i papërballueshëm.
“Ishte një situatë vërtetë shumë tragjike”, është shprehur Roy Riffe.
“Jam e shkatërruar. Mbi të gjitha që nuk më tregoi askush e më bënë të ndihem shumë keq që Mria vdiq në atë mënyrë dhe që nuk askush nuk kishte mundësi ta ndihmonte”, është shprehur një fqinje e çiftit.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.