Të gjithë hapin llogari në Tinder që ta gjejmë dashurinë, por jo edhe Maggie Archer.
Maggie, një 20 vjeçare nga Amerika po përfiton para përmes Tinder, rrjetit social të dedikuar për gjetje partneri, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Ajo në biografinë e shkurtër të saj në llogarinë e vet, ka shkruar: Më dërgoni 5 dollarë dhe shihni se ç’ndodhë.
Në vend se ta shfrytëzojë këtë aplikacion për të gjetur takim, Archer po e shfrytëzon këtë aplikacion për t’ua vjelur paratë burrave që mashtrohen lehtë.
Studentja ka zbuluar se në momentin që hyn në kontakt me ndonjë djalë, ajo e inkurajon atë që t’i dërgojë para përmes Paypal-it, dhe del që mjaft djem bien në këtë grackë.
https://twitter.com/maggiearch3r/status/844654772011589633
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.