23 vjeçarja Tatsiana Khvitsko nga Bjellorusia i sfidon dyshimet për (pa)mundësinë e t'u bërit sportiste e dalluar dhe bodibildere, transmeton Klan Kosova.
Ajo është lindur pa këmbë dhe me pëllëmbë të deformuar, si një ndër mijëra fëmijë të lindur me deformitete në vitet pas katastrofës së Çernobilit në 1986.
Khvitsko nuk është e veçantë për shkak të invaliditetit, por për shkak të forcës që ka.
Tri vite më parë i vendosi protezat për vrapim dhe prej atëherë rrallë largohet nga shtegu garues.
Këtu mund ta dëgjoni rrëfimin e saj.
Dhe ta kujtoni sa herë që mendoni se ka diçka që nuk mund ta bëni.
https://www.youtube.com/watch?v=IMxhtmX19xg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.