Lajmet e fundit

Sipas 26-vjeçares ajo kishte një impuls që ta lëpijë një sapun Dove, gjë të cilën edhe e bëri.
Gayford e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë ha rregullisht copëza sapuni dhe sapun të lëngshëm.
“Më erdhi vetvetiu .Doja ta lëpija një sapun "Dove"” tha ajo për Daily Bristol.
“Shkova ta blejë një sapun dhe fillova ta haja atë. Duket e shpifur , por është me të vërtetë shumë e mirë."
Ndryshimet hormonale dhe mangësitë në lëndët ushqyese mendohet se sjellin dëshira të pazakonta gjatë shtatëzënisë si psh pica, por dëshirat për të ngrënë artikuj jo ushqimor si boja apo rëra janë ende të rralla,raporton Metro.uk, transmeton Klan Kosova.