Mary Clancey ka thënë se ishte dorëzuar kur kishte filluar të shtonte peshë. Pavarësisht se mbante dieta, ajo për 15 vjet vetëm u shëndosh.
Kur gjendja e saj filloi të përkeqësohej, i biri e bindi atë për të shkuar në kontroll te mjeku, transmeton Klan Kosova.
Ajo që gjetën, i la të habitur: Një cist në njërën prej vezorëve, ishte rritur sa që peshonte 80 kilogramë dhe ishte shndërruar në tumor.
Doktorët në Lehigh Valley Health Network në Allentown, hoqën kancerin, e shkallës së parë, në një operacion që zgjati pesë orë.
Pesha e Clancey kishte shkuar mbi 160 kilogramë dhe kur u hoq tumori, ajo peshonte për gjysmë më pak.
“Nuk mund të imagjinohej as në ëndrrat më të këqija diçka si kjo, kaq e madhe”, ka thënë njëri prej doktorëve.
Ky lloj tumori ka treguar ai, se nuk ka shkaktuar dhimbje te Clancey dhe për këtë ajo nuk ka kërkuar ndihmë.
“Gati sa nuk e ka mbytur atë”.
Për këtë sukses të arritur është mbajtur edhe konferencë, pasi rasti ka qenë shumë i rrallë.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.