06.11.2015 · përditësuar para 3897 dite1 min lexim
Khadija Khatoon nga India Lindore ka jetuar tërë jetën pa fytyrë.
21 vjeçarja ka një masë të lëkurës të varur dhe nuk ka as sy e as hundë, transmeton Klan Kosova.
Prindërit e saj janë shprehur se në fillim nuk ishin në dijeni për gjendjen e vajzës së tyre, por kur ajo u bë dy muaj filluan të shqetësoheshin sepse nuk i hapte sytë.
Doktorët i thanë atyre që nuk mund të bënin asgjë për ta ndryshuar gjendjen e saj, madje sipas tyre nëse ajo do i nënshtrohet ndonjë operacioni ka shumë mundësi që të vdes.
Gjendja e saj tani është duke u përkeqësuar për shkak se lëkura e tëpërt po vazhdon të rritet.
Mjekët janë shprehur se mund të jetë një tumor i fshehur.
Për shkak të gjendjes së saj ajo është privuar nga shkollimi dhe rrjedhimisht nuk ka shoqëri.
“Familja ime janë të vetmit miq që kam”.
Ajo më pas është shprehur se e ka pranuar veten dhe vazhdon të jetojë normalisht.
“Nuk ka të bëjë me atë se si e përballojë këtë gjendje, por jam mësuar të jetojë kështu siç jam”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.