Një grua nga Virxhinia e ShBA-së që preki aksidentalisht butonin e gabuar në një makinë shitëse lotarie, përfundoi duke fituar çmimin 1 milion dollarësh falë këtij gabimi.
Miriam Long u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se vizitoi makinën shitëse të lotarisë në CVS në South Main Street në Blacksburg sepse donte të blinte një biletë Mega Millions.
Long tha se ajo preku aksidentalisht butonin e gabuar dhe përfundoi me një biletë për datën e 18 Marsit, e cila përputhej me pesë numrat e parë fitues në short, duke fituar çmimin prej 1 milion dollarësh.
“Është gabimi më i mirë i jetës sime. Zemra ime po rrihte”, tha Long.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.