Një grua ka kryer me sukses lindjen e foshnjës – vajzë derisa po fluturonte për në Stamboll.
Diaby Nafi – franceze me prejardhje nga Guinea ishte nëntë muaj shtatzënë, por që kishte udhëtuar për punë. Pasi ishte nisur nga Conakry – Guinea për në drejtim të Turqisë, aeroplani ishte ndalë vetëm një herë në Burkina Faso.
Ajo derisa aeroplani gjendej në qiell, ka lindur me ndihmën e anëtarëve nga kabina, të cilët janë të trajnuar për raste të tilla, shkruan aa.com.tr, transmeton Klan Kosova.
Nafi kështu, foshnjën e saj e solli në jetë në 13 mijë metra lartësi, kurse atë e ka pagëzuar me emrin Kadiju.
Pas lindjes së Kadiju ka qenë një pasagjerë Guineas që ia ka thënë emrin të veshi dhe më pas i ka kënduar ezanin – si traditë myslimane pas lindjes së një foshnje.
Pasi aeroplani ka ateruar në Burkina Faso, gruaja bashkë me foshnjën janë dërguar në spital – theksohet se gjendja shëndetësore e tyre ka qenë e mirë.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.