Një grua nga Michigani i ShBA-së fitoi 100 dollarë nga një lojë lotarie online falas dhe e ktheu atë shumë në çmim të parë prej 169 mijë e 674 dollarësh.
52-vjeçarja Tammie Pelton u tha zyrtarëve të Michigan Lottery se përdori kreditin e saj bonus për të luajtur një lojë në internet dhe fitoi 100 dollarë.
"Unë përdora disa nga fitimet e mia për të blerë bileta Powerball dhe më pas pashë se xhekpoti i Fantasy 5 ishte mbi 150 mijë dollarë, kështu që bleva edhe disa bileta Fantasy 5", tha lojtarja.
Pelton shtoi se ishte disa ditë më vonë kur ajo u kujtua të kontrollonte numrat.
“Kur hyra në llogarinë time disa ditë më vonë, doli një dritare që thoshte se kisha fituar çmimin prej 169 mijë e 674 dollarë Fantasy 5,” kujton ajo. "Më duhej të kontrolloja tre herë gjendjen e llogarisë sime për t'u siguruar që nuk po i shikoja gjërat gabim!"
"E zgjova burrin tim dhe i tregova mesazhin. Ai u hutua dhe pyeti se kush fitoi, kështu që unë bërtita: "Ia dolëm!" Ne ende e kemi të vështirë të besojmë se kjo është e vërtetë”, tha ajo.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.