Një moment i çuditshëm kur një grua filloj ta ushqejë me gjirin e saj një derrkuc, është kapur live nga kamera e një televizioni.
Ajo po intervistohej nga një reportere në një fermë të Perusë dhe po merrej në pyetje për shirat e shumta dhe vërshimet që kanë përfshirë këtë rajon.
Gruaja e cila po e mbante në dorë një derr të vogël, pauzon në mes të intervistës dhe surprizon të gjithë duke nxjerrë njërën sisën para kamerës dhe fillon ta ushqejë kafshën.
Ajo e vendosë derrkucin në thithkën e saj të djathtë the fillon t’i japë gji.
Nuk dihet pse gruaja ka vendosur ta ushqejë derrin me gjirin e saj, mirëpo besohet se ajo donte të jepte një mesazh përmes kësaj duke e dëshmuar se si shirat e fortë e kanë dëmtuar prodhimin e ushqimit atje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.