Lajmet e fundit

Një grua ka lindur në aeroplan teksa po udhëtonte nga Taivani për në Los Anxhelos.
Gruaja tajvaneze ishte tetë muajshe shtatëzënë, kur i shpërthyen ujërat në China Airlines.
Për fat të mirë një prej udhëtareve ishte mjeke, transmeton Klan Kosova.
Në një video të postuar nga një prej pasagjerëve, shihet mjekja si dhe stjuardeset që janë afruar për ta ndihmuar gruan që po lindte.
Raportohet që nëna me fëmija kanë zbritur në Alaska, ku edhe janë dërguar në spitalin më të afërm.
Të dyja tashmë janë në një gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Mjekja Angelica Zen po kthehej nga muaji i mjaltit dhe tregon për eksperiencën e saj të veçantë në aeroplan.
“Ekuipazhi i fluturimit ishin shumë të dobishëm teksa më ndihmonin dhe më sjellnin pajisjet mjekësore”, është shprehur Zen.
Për arsye që fosnja ka lindur në hapësirën ajrore të ShBA-së por në një aeroplan kinez, kombësia e saj do të përcaktohet nga mjekët në spitalin ku po qëndron.
Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave, kur një grua lind në avion.
Para dy ditësh një grua që po fluturonte nga Tokio për në Kanada, ishte në javën e 37-të të shtatëzanisë kur u detyrua të lind në aeroplan pasi i filluan dhimbjet.
Pavarësisht se ajo ka lindur në hapësirën ajrore ruse, zyrtarët thanë se ajo do të jetë qytetare kandaze sepse ajo është lindur nga prindër kanadez.
https://www.youtube.com/watch?v=htgIgCCuv_4